Predania - Bucuresti

Projektit Avdela - Bibloteka e KulturËs Arumune

Shoqata Predania nëpërmjet Projektit Avdela propozon të identifikojë, të botojë dhe të
ofrojë veprat artistiko-shkencore të pasurisë kulturore arumune dhe ato të bashkëngjitura
asaj. Këto vlera kulturore, veçanarisht ato që janë nën mbikqyrjen publike do të vihen në
dispozicion të kërkuesve dhe gjithë të interesuarve falas.
Projekti Avdela është jofitimprurës, joqeveritar i realizuar me punën vullnetare të
personave (autorë dhe grup botues) dhe institucioneve të cilat në një shkallë më të gjerë
merren me kërkimin, zhvillimin dhe ruajtjen e kulturës arumune.
Projekti do të përfshijë edhe veprimtari botuese me përmbajtje librore (libra, revista, broshura), prodhime multimedia (CD audio, CD-ROM, film etj.), do të nismojë dhe organizojë takime, simpoziume, shkolla verore, programe kulturore.
Projekti u drejtohet fillimisht arumunëve me qëllim që t’u ofrojë mënyrat e ruajtjes së gjuhës, origjinës, zhvillimit historik, shoqëror, shpirtëror etj. Ndërkohë u drejtohet dhe popujve të hapësirës ballkanike, krahas të cilëve jetojnë komunitetet arumune për njohjen më të thellë të tyre, për t’u vlerësuar kulturën, gjuhën, traditat e vjetra si dhe për t’i respektuar dhe trajtuar me dinjitet prej atyre me të cilët bashkëjetojnë.

Idetë e parashtruara në kuadrin e Projektit Avdela janë:

• Idea e armonisë e shprehur në:

  • – Kujdesi për ruajtjen, botimin dhe shpërndarjen e veprave që janë në bazë të kulturës arumune dhe ato të bashkëngjitura asaj
  • – Përdorimi i rregullave drejtshkrimore të propozuara nga akademikja Matilda Caragiu, në përputhje me traditën dhe zhvillimin e shkrimit në arumanisht dhe e përdorur nga autorët e përmendur.

• Idea e hapjes e manifestuar në:

  • – Zhvillimin e pikave që lidhin kulturën arumune me atë të popujve ballkanikë, por dhe me trashëgiminë kulturore universale
  • – Mundësitë e ofruara për njohjen e veçantisë arumune në kuadrin vëllazëror me popujt e ballkanit.

• Idea e lirisë së përdorimit e konkretizuar në:

  • – Lirinë e publikimit për të gjithë bashkëpunëtorët e veprave të pasurisë kulturore arumune të dhëna për botim
  • – Pranimin falas për të gjithë përdoruesit e Projektit Avdela- Bibloteka e Kulturës Arumune
  • – Mbështetjen e elitave rinore shkencore dhe kulturore.

www.proiectavdhela.ro

site realizat de atelierul de grafică